European Year of Cultural Heritage – Në shtigjet e identiteteve evropiane

, par Arnisa Halili

Toutes les versions de cet article : [Deutsch] [English] [shqip]

European Year of Cultural Heritage – Në shtigjet e identiteteve evropiane
© Samir Karahoda për „Ec Ma Ndyshe“ - Traditë e lashtë e pikturimit të nuseve nga rajoni i Zhupës që po realizohet në Shatërvan për ditët e trashëgimisë shpirtërore

Viti evropian 2018 po shënohet nga kultura dhe identiteti. Evropa është e tronditur: Popullizmi i krahut të djathtë, emigracioni i atyre që kërkojnë mbrojtje dhe dalja e Britanisë së madhe nga Bashkimi Evropian (BE) përbëjnë një sfidë të pashembullt për komunitetin evropian [1]. Nje identitet i përbashkët evropian mund të shërbejë si një mënyrë për të tejkaluar krizat e tanishme. Përmes një ideniteti të përbashkët identitetet rajonale dhe ato kombëtare mund te bëhen të dukshme në hartën evropiane.

Komisioni Evropian tenton të vendosë një shembull në Evropë me propozimin tematik për vitin 2018. Kulturës i jepet një status i ri, duke u vendosur në një kontekst evropian që kontribuon për zhvillim gjithëpërfshirës, inovativ dhe afatëgjatë demokratik [2]. Për më tepër, kjo temë mund të shihet edhe si një thirrje për vëmendje të shtuar në këtë fushë.

Vlera e trashëgimisë kulturore duhet të jetë e dukshme sipas frymës së kohës [3]. Çdo lloj i trashëgimisë kulturore ka të drejtën të prezantohet në skenën evropiane. Trashëgimia kulturore evropiane duhet parë si një mundësi për ndryshime sociale dhe ekonomike për të ardhmen [4].

Angazhimi në çështjen e trashëgimisë kulturore evropiane është me rëndësi të madhe, sepse trashëgimia kulturore ka krijuar për vete një imazh të pluhurosur duke u reduktuar shpeshherë në ndërtesa dhe histori. Viti i Trashegimisë Kulturore Evropiane është një mundësi e rëndësishme për ne si qytetarë evropian për të eksploruar trashëgiminë kulturore dhe për të marr pjesë aktivisht në çështjet që ndërlidhen me të [5]. Qytetarët e Evropës janë zhvilluar të rrethuar me trashëgimi kulturore, në formën materiale, shpirtërore, natyrore dhe digjitale [6].

Mesazhi se të gjithë akterët rajonalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë duhet të punojnë së bashku për të realizuar projektin e një ideniteti evropian duhet të komunikohet fuqishëm. Një urë mund te ndërtohet midis trashëgimisë kulturore dhe tendencave aktuale, siç ështe digjitalizimi, globalizimi dhe inovacioni. Restaurimi e një ndërtese është një gjë, por integrimi i saj në jetën e përditshme të qytetarëve evropianë është një sfidë tjetër. Teknologjia e fundit mund të na ndihmojë ta prezantojmë trashëgiminë rajonale në një skenë globale. Kultura duhet të mësohet që në moshë të hershme si gjithpërfshirëse, inovative dhe interaktive. Trashëgimia kulturore duhet të komunikohet në mënyrë që këto cilësi te jenë të dukshme për të gjithë.

Potenciali kulturor i Evropës mund të shfrytëzohet vetëm nëse qytetarët, institucionet arsimore, politike, shkencore dhe ekonomike bashkëpunojnë në këtë fushë [7]. Njëkohësisht eshtë e rëndësishme të krijohet një pasqyrë e aktiviteteve kulturore dhe potencialit të paprekur kulturor në Evropë [8]. Një hartë e tillë mund ti shërbej zgjerimit të njohurive dhe afrimit të qytetarëve evropianë, pavarësisht nga përkatësia kulturore e tyre.

Sidoqoftë, tema për vitin 2018 rrezikon të kuptohet si diçka e përkohshme. Investimet për të ardhmen në kulturë duhet të jenë pjesë përbërëse e politikave të BE-së [9]. Një perspektivë inovative dhe kreative ndaj trashëgimisë kulturore të Evropës mund të hapë mundësi të reja për karrierë dhe të luftojë papunësinë në vendet e varfëra në Evropë [10].

Kjo gjetje i atribuohet një studimi [11] nga Christer Gustafsson dhe Jan Rosvall në rajonin Halland në Suedi [12]. Ekonomia në Halland ishte më e dobët krahasuar me rajonet e tjera suedeze. Nga viti 1993 deri në vitin 2003 është realizuar një projekt madhor për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Gjatë projektit, një e treta e të gjithë punëtorëve të ndërtimtarisë në rajon u trajnuan në teknikat tradicionale të ndërtimit. Projekti u realizua në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, institucionet publike, ndërmarrjet private, shoqërinë civile dhe institutet kërkimore e shkencore. Qasja e trashëgimisë kulturore inovative, kreative dhe të qëndrueshme që u përdor, rezultoi në krijimin e vendeve të punës, krijimin e mundësive për edukim dhe trajnim te mëtejshëm, rritjen e atraktivitetit të rajonit dhe forcimin e strukturave demokratike.

Tema e vitit 2018 ngjall pyetjet: Si është përcaktuar identiteti evropian? Ku fillon Evropa dhe ku kufizohet ajo? A është kultura e limituar me kufij ose mund të kapërcejë kufijtë dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në integrimin evropian? Përmes një bashkëpunimi të ngushtë BE-ja mund të arrij që të rrit ndërgjegjësimin te vendet jo anëtare për rëndësinë e trashëgimisë kulturore. Viti i Trashëgimisë Kulturore Evropiane na jep një mundësi për të forcuar identitetin tonë të përbashkët, i cili shkon përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Trashëgimia evropiane është e përjetshme. Ajo i përket gjeneratave të kaluara, të sotme dhe të ardhme.

Digjitalizimi dhe globalizimi na ndihmojnë të zhvillojmë dhe përdorim në mënyrë efektive pasurinë tonë të trashëgimisë kulturore, drejt ndryshimeve sociale dhe ekonomike. Trashëgimia kulturore vepron si një element lidhës në shoqërinë tonë evropiane dhe mund të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës në Evropë.

Viti 2018 është i rëndësishëm për të zbuluar diversitetin në trashëgiminë tonë kulturore evropiane dhe për të përdor atë për një zhvillimi inovativ, kreativ dhe demokratik afatgjatë, me një qasje gjithpërfshirëse përmes pjesëmarrjes aktive të akterëve rajonal, kombëtar dhe ndërkombtar. Nuk ekziston një identitet evropian, por shumë identitete evropiane që gjithmonë mbeten të ndryshueshme [13]. Bashkimi Evropian do të dalë më i fuqishëm nga procesi i krijimit të identitetit të përbashkët evropian dhe do ta definojë vetveten përmes diversitetit të trashëgimisë kulturore evropiane.

Referencat:

• Hall, Stuart: Kulturelle Identität und Globalisierung. In: Widerspenstige Kultu-ren Cultural Studies als Herausforderung. Hrsg. von Karl H. Hörning und Rainer Winter, Frankfurt am Main: Suhrkamp Verlag 1999, S.395.

Gustafsson C., Rosvall J. (2008): The Halland model and the Gothenburg model: a quest toward integrated sustainable conservation. City & Time 4 (1):2.

Vos commentaires
modération a priori

Attention, votre message n’apparaîtra qu’après avoir été relu et approuvé.

Qui êtes-vous ?

Pour afficher votre trombine avec votre message, enregistrez-la d’abord sur gravatar.com (gratuit et indolore) et n’oubliez pas d’indiquer votre adresse e-mail ici.

Ajoutez votre commentaire ici

Ce champ accepte les raccourcis SPIP {{gras}} {italique} -*liste [texte->url] <quote> <code> et le code HTML <q> <del> <ins>. Pour créer des paragraphes, laissez simplement des lignes vides.

Suivre les commentaires : RSS 2.0 | Atom